Klubi i Mundjes “Liria” festoi 40 vjetorin e themelimit të klubit më të sukseshëm në trojet shqiptare të mundjes. Drejtuesit aktual përmes një programi kulturoro-artistik e bën të veçantë mbremjen e mundjes.

Dokumentari i shkurtër na rikujtoi rrugën e vështirë të mbijetesës së Klubit të Mundjes “Liria” dhe vet ekzistimit të këtij sporti në Shkup, por edhe rrugën e saj drejt suksesit olimpik, të shënuar nga mundësit Shaban Trstena dhe Shaban Sejdiu.

“Është krenari sportive dhe kombëtare për Klubin e Mundjes “Liria”. Unë i falenderoj të gjithë pjesëmarrësit që kanë marë pjesë në këtë eveniment. Klubi i Mundjes “Liria” tani është një klub profesionist është një klub që ka elementet e një klubi profesionist, me struktura udhëeqës dhe me buxhetin e saj vjetor,” tha mes tjerash Imer Kadriu, presidenti i KM “Liria”.

Tani më isht presidenti i KM “Liria” dhe presidenti aktual i Federatës së Mundjes të Maqedonisë, Betim Vrenezi, nuk fshehu emocionet, pasi lë klubin në rrugë stabile sa i përket financave , por edhe ekipin që duhet të ndalet pas presidentit të ri.

“Një njeri që vjen në Klubin e Mundjes “Liria” duhet të sakrifikojë shumë. Në Klubin e Mundjes “Liria” , ai që do të vjen pas meje , ose Imer Kadriu, ai e di punën time se duhet sakrificë dhe mund të madh në rrugën e drejt që duhen për ato rrezultate. Jam i emocionuar dhe mendojë se mos do të harrojë ndokënd. Isha unë ai që desha të nderojë të gjithë ata që dhanë djersën dhe mundin për këtë klub, tha në fund Betim Vrenezi, që premtoi përkrahje të plot klubit të mundjes nga Çairi.

 

Mirënjohje speciale iu ndan themeluesve të klubit dhe ish presidentëve të Klubit të Mundjes “Liria”, por nuk u harruan që të shpëtblehen edhe mundësit, të cilët arkëtuan medalje nga eventet e ndëryshme të mundjes. Miëpo ajo që bie në sy në këtë manifestim ishte mungesa e fituesve të medaljeve olimpike, Shaban Trstena dhe Shaban Sejdiu, të cilët ishin pjesë e kolektivit të mundjes “Liria”. (Mahir Thaçi)