Koalicioni “VMRO për Maqedoni”, sonte ka njoftuar se ato presin që të paktën 15 deputetë të të marrin në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Koalicioni filloi luftën për rikthimin e anëtarësisë së vjetër të VMRO-DPMNE-së, transmeton TetovaSot.

Koaliconi, Të Bashkuar për Maqedoninë, VMRO Popullore dhe Dinjiteti sonte theksuan se do të luftojnë kundër hakmarrjes dhe urrejtjes, demokratizimin e shoqërisë, zhvillimin e ekonomisë dhe kthimin e lirisë dhe vlerave demokratike.

Lideri  i VMRO-PP, Lubço Georgievski theksoi se mëkati më i madh i njerëzve do të jetë në qoftë se se njërës parti i japin 63 deputetë, sepse kjo do të çojë në tensione të reja.

Bartësit e listave të koaliconit janë Dan Donçev në zonën e parë, Lupço Balkovski në të dytën, Stojançe Angelov në të tretën,  Lubço Georgievski në të katërtën, Lube Boshkoski në të pestën dhe Zoran Velkovski në të gjashtën/TetovaSot/