Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, në një deklaratë për REL tha se Unioni Europian ka për qëllim të intensfikojë dialogun me vendet nga Ballkani Perëndimor që të sqarojë përfitimet nga finansimi përmes instrumenteve kryesore të projekteve infrastrukturore të BE-së, e njëherit thërret qeveritë të përkushtohen veçannërisht gjatë sigurimit të investimeve nga partnerë të tjerë që ndihmojnë në rajon për t’u përmbushur standardet e BE-së, njofton Zhurnal.

Kocijançiq thotë se finansimi i Unionit Europian për infrastrukturë përfshinë mjete të pakthyeshme, të përziera me kredite nga kamata atraktive.

“Kjo është në kundërshtim me finansimin kienz, e cila vjen pothuajse në formë të huazimit me implikime të mëdha finansiare. Për këtë, qeveritë duhet të jenë të kujdesshme me këto investime dhe të mos e vendosin ekonominë në nivel të lartë të huazimit, që mund të rezultojë me kontrollë të transferit të mjeteve strategjike dhe resurseve në të ardhmen”, paralajmëroi zëdhënësja e BE-së.

Ajo potencon se rajoni nga Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë europiane dhe se pjesë nga ky proces, gjithashtu nënkupton dhe nevojë nga modernizimi i infrastrukturës në këto vende.

Sipas përfaqësuesve zyrtarë europian, investimet në rajon duhet të jenë në përputhje m standardet europiane për furnizime publike dhe transparencë. Gjithashtu, thuhet se Bashkimi Europian pret që partnerët e Ballkanit perëndimor të përmbushin kërkesat e tyre në përputhje me marrëveshjen për stabilizim dhe asocim, veçanërisht në lidhje me ndihmën shtetërore dhe furnizimet publike dhe të mbrojnë qëndrueshmërinë fiskale të ekonomive dhe investimeve të tyre.

Maja Kociançiq, nga ana tjetër, rikutjoi se BE-ja është parnteri më i madh i rajonit për tregëti dhe investime, e që 70 përqind të tregëtisë e Ballkanit perëndimor është me BE-në, ndërsa 60 përqind nga investimet e huaja direkte në rajon janë gjithashtu nga BE.

“Madje, më pak se gjashtë përqind nga tregëtia dhe investimet e huaja në rajon vijnë nga Kina”, tha ajo.

NGa viti 2015të, BE-ja ka forcuar mbështetjen e saj për zhvillim të lidhjes së rajonit me mbi 3,2 miliard euro investime, të cilat, siç deklaroi ajo, kanë krijuar vende pune dhe kanë integruar infrastrukturën e rajonit në rrjetin paneuropian për të maksimizuar potencialin ekonomik dhe konkurencën në rajon.