ëshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme konstatoi dorëheqjen e Petar Anevskit, ndërsa më pas emëroi Kole Shterijovin për kryetar të ri.

Ditë më parë, Kryetari i deritanishëm i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski tha dorëheqje duke potencuar si arsye obligimet familjare. Anevski dha dorëheqje në ditën kur Këshilli ishte mbledhur për të caktuar ushtruesin e detyrës Prokuror Publik i Maqedonisë, pas shkarkimit të Marko Zvërlevski me shumicë votash në Kuvend.