Në impiantin kimik të kompanisë “Arkema” në Krozbi sot ka ndodhur shpërthim dhe mund të shihet tym, lajmëroi televizioni Foks 26 i Hjustonit.

Sipas një pjese të mediave janë dëgjuar dy shpërthime.

Përfaqësuesit e pushtetit vendor dje paralajmëruan se mund të vijë deri në shpërthim pasi impianti kimik “Arkema” mbeti pa furnizim të energjisë elektrike pas përmbytjeve të shkaktuara nga uragani Harvi.

“Arkema” kumtoi se janë evakuuar një numër i vogël i punëtorëve të tjerë nga impianti në Krozbi, i cili ndodhet rreth 32 kilometra në verilindje të Hjustonit. Impianti ndaloi me punë nga e premtja në pritje të uraganit.

Kompania kumtoi se të hënën mbi objekt kanë rënë 101,6 centimetra kub shi. Ky impiant prodhon kimikate të cilat duhet të ruhen në temperatura të ulta. Për shkak të përmbytjeve, depot kanë mbetur pa furnizim me rrymë, ndërsa gjeneratorët janë në defekt.