Mërgim Mavraj nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në sfidën kundër Italisë më 24 mars. Kjo të paktën sipas klubit të Hamburgut që ka deklaruar sot se qendërmbrojtësi është dëmtuar në gju në sfidën e fundit për Kupën e Gjermanisë.

Mungesa e Mavrajt sipas klubit gjerman do të jetë 4 javë, çka do të thotë se humb ndeshjen kundër Italisë.

Një lajm i keq për Gianni De Biasin që nuk do të ketë as Gjimshitin e pezulluar për ndeshjen kundër “axurrëve”.