Opinion nga Qenan Aliu

Me të drejtë disa mediume të shkruara gjermane por edhe në disa vende të BE, kanë konstatuar se Komesionari Johanes Hahn pati vlerësim të gabueshëm për situatën në Maqedoni, mbi të gjitha nuk tregoi kapacitet të mjaftueshëm për ndërmjetësim dhe garantim për marëveshjen e firmosur në Përzhinë.

Nga fillimi i ndërmjetësimit komisioneri me paraqitjet e tijë dukej se në një farë mënyre ishte i njëanshëm, në favor të partive në pushtet.

E para, që në start tentoi të përcaktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme për dalje nga kriza, që doli si e gabuar.

E dyta, marëveshja ngërthente afate konkrete të cilat afate u shkelën nga ana e pushtet që për ti konstatuar ata manipulime fare nuk është e nevojshme të jeshë ndonjë diplomat me përvojë, por z. Hahn ndaj shkeljeve të afateve reagonte nga kabineti shpesh në formë të pa kjartë dhe të pa definuar si duhet.

E treta,edhe përkundër faktit se Komisioni evropian, pra jo z. Hahn, angazhuan grupin e ekspertëve në kuadër të BE-së për të hartuar dhe për të propozuar masa konkrete për gjendjen në vend në shum sfera, pra në drejtësi, MPB, Drejtorinë për shërbime sekrete, MEDIAT etj etj. Grupin e kryesoi eksperti i mirënjohur z. PRIBE. i cili grup ekspertësh hartoi dhe propozoi RAPORTIN SPECIAL me drejtime dhe masat duke i afatizuar për dalje nga kriza, edhe ate në mënyrë të drejtë pa anime ,por reale dhe maksimaltisht profesionale. Por sjellja anemike e zotit Hahn të len të kuptosh se këtë raport vet ai nuk e ka lexuar si duhet për të qenë më i hapët më i kjartë dhe më këmbëngulës si diplomat.

Qasje më të hapët ua ka borxh qytetarëve të Maqedonisë e jo establishmentit qeveritarë hajdutokratë, sepse qytetarët e këtijë vendi janë me vullnet për integrim në bashkimin që aktualisht përfaqëson z. Hahhn kurse hajdutokratët qeveritarë manipulojnë me këtë vullnet dhe nuk ndërmorën hapa konkret një dekadë për aritjen e këtijë integrimi.Këmbëngulsia e z. Hahhn ishte domosdoshmëri sepse ky vend ka statusin e vendit kandidat për në BE.

E katërta, Vetë grupi i ekspertëve në raportin special, ka konstatuar se funksionarë të lartë shtetërorë janë të implikuar në aferën e përgjimeve dhe në shpërdorime të ndryshme. Dhe ky konstatim z. Hahn nuk i ka lënë shum përshtypje.

E pesta,z. Hahn akoma nuk ka sqaruar faktin se negociatorë kryesorë për këtë marëveshje lejoi që drejtëpërdrejtë të jenë protagonistët e inkriminuar në çfaqjen e kësaj krize më të thellë pas 2001 siç edhe vlerësoi grupi i ekspertëve. Pra lejoi që drejpërdrejtë protagonistët e stigmatizuar të ndikojnë në përmbajtjen e marëveshjes.

Të gjitha këta të lartëshënuara dhe shum çka tjetër, pa dyshim se nuk janë VLERA të BE. Përkundrazi zbatimi i marëveshjes, media të lira, sundimi i së drejtës, shteti ligjorë, zgjedhje fer dhe të drejta, janë synime të BE për të funksionuar në çdo vend i cili synon bashkimin në këtë familje të madhe evropiane.

Dhe në fundë, dua të konstatojë se akoma egziston mundësia që BE dhe Shba- të reflektojnë më ndryshe sepse, nuk është fjala për opozitën në Maqedoni, por fjala është për bërje të një sistemi i cili do të spastrojë arenën politike të këtijë vendi nga hajdutokratët për të dhënë llogari para drejtësisë së pavarur gjithmonë duke u mbështetur në provat, për të mundësuar një rikomponim të sistemit juridiko-politik të këtij vendi dhe funksionim të demokracisë me respektim të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Pra, hajnia, shpërdorimet me parat publike,falcifikimi i zgjedhjeve, shantazhimi i qytetarëve dhe sektorit privat, media të koruptuara me para buxhetore, përgjim të mijëra qytetarëve në kundërshtim me ligjin, pa hamendje e kemi në dijeni se këta nuk janë vlera të Bashkimit Evropian.

Prandaj z. Hahn, duhet të pranojë se qytetarëve të këtijë vendi nuk duhet nënçmuar edhe aq intelegjenca e tyre, sepse nuk janë edhe aq të gjorë, së paku munden të vërejnë dhe të vlerësojnë se kush kurë dhe pse mund të përkrahë hajdutët.

E gjithë kjo katrahurë ndhodhën për shkak se të implikuarit në krime dhe abuzime duan me këtë stërzgjatje ti ikin ballafaqimit me drejtësinë.

Pra , tani parlamenti i shpërbërë e injoron prokurorinë speciale, nuk ia miraton buxhetin e sajë për vitin 2016-të, pa mjete organi edhe nuk mund të funksionojë, dhe ka të ngjarë që Vmro-Bdi të minojnë funksionimin e kësaj prokurorie së paku , deri në momentin kurë qytetarët të marin drejtësinë në duart e tyre.

qenan