Maqedonia është ndoshta rasti i vetëm në Botë ku Kuvendi punon dhe miraton ligje edhe pas shpërndarjes së tij. Vendimi i së hënës për shpërndarjen e institucionit ligjvënës dhe hyrjen në fuqi të këtij vendimi më 24 shkurt vlerësohet si absurd nga njohësit e çështjeve juridike. Profesori Mersim Maksuti thotë vendimi mund të kontestohet në gjykatën kushtetuese.

“Praktika tregon se parlamenti në punën e tij në ditën e fundit të seancën vetë shpërbëhet dhe më nuk është në fuqi mandati i tij më tej i këtij institucioni , prandaj duke u nisur nga kjo meqë kushtetuta nuk e rregullon qartë ajo thotë për 60 ditë gjë që kemi marrë 1 muaj ditë përpara vendim rasti tregon se kjo mund të iniciohet në gjykatën kushtetuese pasi që vendimi i marr një muaj përpara dhe vendimet që i merr ai është në fuqi deri sa të hyjë në fuqi vetë shpërbërja e tij”, tha Mersim Maksuti, Ekspert Juridik.

Edhe partitë kanë polemizuar mbi formën e shpërndarjes së Kuvendit. Në mbledhjen e komisionit për çështje evropiane, deputetja Ermira Mehmeti mënyrën se si u shpërnda Kuvendi e vlerësoi të çuditshme.

“Do të kemi rast të kuptojmë se çfarë ndodhi dhe çfarë mandate ka ky kuvend ky parlament dhe ambasadori do të ndajë mendimin se nëse ekziston në botë ndonjë rast e këtillë që organi më I lartë ligjvënës të shpërbëhet dhe ti japë vetëm edhe një muaj e gjysmë punë ndërmjet shpërbërjes formale dhe shpërbërjes në letër apo juridike”, deklaroi Ermira Mehmeti, Deputete e BDI-së.

Mehmeti kontestoi edhe vendimin për zgjedhjet e 24 prillit për shkak të mos zbatimit të marrëveshjes politike, por edhe të reformave tjera të kërkuara.

“Me çka do të shkojmë në zgjedhje me një marrëveshje të përgjysmuar të Përzhinos , me raportin e Pribes që në fakt të gjithë dimë të flasim dhe nuk kemi bërë në realitete asgjë , me një gjyqësor të vazhdon të jetë i politizuar dhe i mbyllur”, theksoi Ermira Mehmeti, Deputete e BDI-së.

Orhan Ibrahimi nga PDSH-ja tha se Kuvendi edhe më parë, madje që nga viti 2014 është jo legjitim për shkak të siç tha manipulimit të zgjedhjeve që janë dëshmuar nga afera e përgjimeve.

“Gjysmë legjitimiteti i këtij parlamenti janë nga zgjedhjet e vitit 2014 , sepse e tërë faktori ndërkombëtar tani e ka të qartë se ato zgjedhje kanë qenë të manipuluara dhe falsifikuara , se ato përgjime që i ndriçuan të gjitha aferat të shumëfishta na bëri të ditur se ato zgjedhje kanë qenë të manipuluara që ne i kishim thonë me kohë se do të ndodhe”, tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

Shpërndarja e Kuvendit u bë me nismë të partive në pushtet VMRO dhe BDI. Pas shpërndarjes së Kuvendit, deputetët e shumicës parlamentare votuan edhe qeverinë e re ndërsa deri në hyrjen në fuqipas një muaji deputetët do të punojnë me kapacitet të plotë.(Alsat-M)

parlament