Ai vazhdon të mbajë epitetin si mbreti i muzikës tallava.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Muharrem Ahmeti i cili gjithmonë ka bërë namin me paraqitjet e tij dhe muzikën që ai bën. Muharremin e shohim aktiv shpesh në mbrëmje të shumta muzikore, ahengje e organizime familjare.Por, ndonëse me angazhime të shumta, Muharremi është shumë i përkushtuar edhe ndaj familjes së tij.

Ai së fundmi në profilin e tij në Instagram ka publikuar një fotografi shumë të bukur së bashku me bashkëshorten dhe vajzën.

“Familja ime”, kishte lënë mbishkrim Muharremi.

Ndryshe, “Për ty”, është projekti i fundit nga Muharremi në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Blero.