Çmimi i benzinës Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 do të mbetet i njëjti, ndërsa nga mesnata, ndryshon çmimi i Dizelit.

Dizeli me pakicë do të shitet për një denar më lirë dhe atë 80.5 denarë për litër, përcjell Klan Macedonia.

Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 do të vazhdojnë të shiten me 79 denarë për litër, respektivisht 81 denarë për litër.

Lirohen edhe çmimet e vajit ekstra të lehtë dhe mazutit.

Vaji ekstra i lehtë nga mesnata do të shitet gjysmë denari më lirë dhe atë me 79.5 denarë për litër, ndërsa mazuti do të shitet për 39.3 denarë apo 1.4 denarë më lirë./KlanMacedonia