Shkrirja e shpejtë e borës si pasojë e temperaturave të larta, e përcjellë edhe me reshje të shiut, ditëve të fundit rezultoi edhe me pasoja në disa pjesë të qytetit dhe nëpër fshatra. Por, i shpejtë ishte intervenimi i Komunës së Gostivarit dhe situata p vihet nën kontroll.

Ekip të Ndërmarrjes Publike “Komunalec” intervenuan në të gjitha vendbanimit ku rrjeti ekzistues i kanalizimit nuk pati kapacitet që të pranojë gjithë sasinë e ujërave atmosferikë që kapluan rrugët, ndërsa si preventivë u pastruan edhe shumë kanale dhe lumenj që të pengohet dalja e tyre nga shtrati dhe të pengohet përmbytja e shtëpive.

Lagjet Banjeshnica dhe Grudajca, si dhe fshatrat Forinë, Balindoll dhe Turçan i Vogël ishin më të rrezikuarat, andaj dhe intervenimet e para në këto dy ditë janë bërë pikërisht në këto vendbanime.

Komuna e Gostivarit ka formuar shtabin e krizës dhe i njëjti në kontinuitet po e përcjell situatën në terren.