Kryetari i Komunës së Velesit, Sllavço Çadiev, sot në konferencë për shtyp njoftoi se komuna që ai drejton është shpallur më transparente në Maqedoni, mbi bazën e rezultateve nga hulumtimet që në periudhën e kaluar ka realizuar organizata joqeveritare “Qendra për komunikim qytetar” – Shkup.

Çadiev tha se hulumtimi është bazuar në transparencën aktive të komunave në vitin 2017. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se me “indeksin e transparencës aktive” me 83,6% e para është Komuna e Velesit, në konkurrencë me 97 komuna dhe institucione shtetërore.

Pas Komunës së Velesit, në vendin e dytë dhe të tretë me tre për qind më par radhiten Komuna e Manastirit dhe Strumicës.

Sipas rezultateve të hulumtimit, Komuna e Velesit është më transparente se gjithë ministritë e Qeverisë së Maqedonisë.