Javës së kaluar ishim dëshmitarë të dy shkeljeve kushtetuese që i bëri ky pushtet BDI-VMRO: E para, amnestimi që Gjykata kushtetuese iu bëri dhunuesve dhe falsifikuesve të procesit zgjedhor. E dyta, vendimi për vendosje të kryqit 55m të lartë.

Ngjarja e sotshme në Butel të Shkupit është një ripërsëritje e skenarëve që BDI dhe VMRO i ka bërë përpara çdo cikli zgjedhor. E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë lloj qeverisjeje të dëmshme është krijimi i një shumicë të re Parlamentare në zgjedhjet e ardhëshme, të arriturat e së cilës do të jenë reale dhe në favor të shqiptarëve. LR-PDSH shpreh indinjatë të thellë për këtë papërgjegjësi politike të BDI-së dhe Ali Ahmetit, i cili ka marrë mandat që të qeveris dhe të realizojë projekte produktive për shqiptarët dhe jo të bëjë lojën e Gruevskit. Prandaj parashtrojmë pyetjen publike: A do të vazhdojë edhe mëtej Ali Ahmeti ta mbajë fjalën e dhënë ndaj Gruevskit për 5 Qershorin apo do të vetëdijsohet që demokracia në fund të fundit është edhe fuqi numrash dhe të veprojë ndryshe?!