Në Maqedoni, viteve të fundit, me shpejtësi të jashtëzakonshme ndodh një devalvimi shoqëror, i sponzoruar nga partitë politike qeveritare. Sa më shumë devalvon shoqëria, më të mëdhaja do të jenë gjasat të qeveriset vetëm me imbecilë dhe idiotë, të cilët do të jenë të mjaftueshëm për ti mbajtur në pushtet. aës Aq shumë janë përmbysur vlerat sa që edhe skenaristët dhe rregjisorët filmik kanë hequr dorë nga profesioni i tyre, duke ua kaluar këtë profesion në duart e krerëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, por jo të gjithëve, vetëm atyre më të krisurve nga mendja dhe atyre që kanë gjak hibrid dhe jo të pastër. Ngjarjet e fundit në udhëkryqin që ndan Cairin nga Buteli, nuk do shumë prova për të kuptuar se përse ndodhin pikërisht aty. Është e paramenduar! Të dy grupet partiake të kriminalizuara, që cdo mbrëmje i trishton në gjumë fytyra e zymtë e Prokurores speciale Janeva që ua rrezikon privimin nga liria të gjithë atyrë që janë të involvuar në krim dhe krim të organizuar. Në “vijën” kufitare mes Cairit dhe Butelit u vendos një shqiponjë e ftohtë, që nuk e kërkoi askush, nuk ishte e shkruar në platformën e asnjë partie politike shqiptare (përshkak se nuk I lejon Gruevski) dhe ndodhi aq papritmas sa që u befasuan të gjithë, madje edhe ata që I dalin zot vendosjes së saj. Që në pamjen e parë, dukej që nuk ishte një shqiponjë shqiptare, por një shqiponjë e sponzoruar nga VMRO-DPMNE, që kishte për qëllim dicka tjetër… më të madhe. Vendosja e një konstruksioni gjigand, 50 herë më të madh se shqiponja, në lartësi totale prej 55 metrove, do të simbolizonte superioritetin politik të të cmendurve të VMRO-DPMNE-së, mbi të cmendurit inferior të BDI-së. Jo, jo, kjo nuk është provokim ndër-etnik dhe ndër-fetar, sepse VMRO nuk ka nevojë për provokime të tilla, sepse e ka në pronësi tërë shtetin, tërë institucionet, komunat, partitë…. Kjo që ndodhi ishte një akt që do të turpërojë edhe njëherë shqiptarët e servilosur në Qeveri dhe të gjithë atyre të tjerëve në opozitë, të cilët cdo ditë thyejnë gishtat dhe kërcëllojnë dhëmbët për fatin e keq njerëzor, që duhet të pranojnë faktin se qeverisen nga të cmendur, imbecilë, idiotë dhe kriminel. Organizimi i protestave nga e Izet Mexhitit, Artan Grubit, Bekir Asanit e bën vetëm se më idiotike situatën, përshkak se njerëzit e tyre Qemal Musliu dhe këshilltarët tjerë të BDI-së në Këshillin komunal të Shkupit, jo më larg se 24 orë më parë, nuk e hapën gojën, as nuk provuan të pengojnë procesin e votimit të Kryqit 55 metërsh!!! Dje heshtën dhe votuan kryqin, sot dalin në protesta dhe kërcënojnë hekurin 5 ton që është përdorur si material ndërtues. Jo nuk protestuan, deshën të marrin pjesë në vendosjen e gurrë-themelit të Kryqit 55m!!!

© fol.mk , 27.02.2016