BMW e ka publikuar konceptin e X2, që do të jetë konkurrent direkt i modeli GLA nga Mercedes.

Entuziastët kanë thënë se me anë të kësaj makinë, BMW ‘ia ka treguar gishtin e mesit’ rivalit të tij, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, shihet se kemi të bëjmë me një SUV në formë të xhipit, që ka disa linja të veçanta.

Pjesa e përparme nuk ndryshon aq shumë, pos që janë shtuar dy hapje të mëdha anash që e rrisin aerodinamikën.

Rrotat dhe pjesa e poshtme janë shumë të mëdha, ndërsa lartësia është zvogëluar shumë. Megjithatë, është ruajtur pak vend që udhëtarët ta mbajnë kokën lartë dhe të jenë komodë.

Nuk bëhen të ditura detajet e X2, se çfarë fuqie do të ketë apo kur lansohet. /Telegrafi/

Koncepti i BMW X2 që do të konkurrojë me Mercedes GLA foto 2

 

Koncepti i BMW X2 që do të konkurrojë me Mercedes GLA foto 3

Koncepti i BMW X2 që do të konkurrojë me Mercedes GLA foto 4

Koncepti i BMW X2 që do të konkurrojë me Mercedes GLA foto 5

Koncepti i BMW X2 që do të konkurrojë me Mercedes GLA foto 6

Koncepti i BMW X2 që do të konkurrojë me Mercedes GLA foto 7

Koncepti i BMW X2 që do të konkurrojë me Mercedes GLA foto 8

Koncepti i BMW X2 që do të konkurrojë me Mercedes GLA foto 9

Koncepti i BMW X2 që do të konkurrojë me Mercedes GLA foto 10