Sot ( e mërkurë) në hapësirat e “ EU Info Centar” u mbaj konferenca për promovimin e projektit “Forcimi i kapaciteteve dhe mekanizmave për mbështetje të procesit reformues të kapitullit 20”, projekt ky I financuar nga BE, njohton Almakos.
Shefi i sektorit për bashkëpunim të Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini tha se kapitulli 20 është i rëndësishëm, sepse hyrja në BE do të sjellë mundësi të mëdha për ndërmarrjet, por gjithashtu edhe sfida të mëdha, sepse konkurenca do të jetë shumë më e lartë.

Ndërsa, Sofia Cali Kozmanova nga fondacioni PSM për mediat tha se përmes mbeshtetjes financiare përmes granteve prej 60.000 eurosh 8 projekte do të implementohen nga organizatat qytetare.

“Projekti “Forcimi i kapaciteteve dhe makanizmave për mbështetje të procesit të reformave të kapitullit 20” filloi në muajin maj të këtij viti dhe ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve të organizatave qytetare dhe përfshirjen e tyre në procesin e reformave të kapitullit për kycjen në proceësin për integrim në BE. Përmes aktiviteteve të këtij projekti qëllimi është që të jenë më aktive të gjitha organizatat qytetare me qëllim që të marrin sa më shumë pjesë në procesin e krijimit të politikave përmes rrjetit qytetar “Yes Netëork”, e cila është e formuar që para tre vjetësh. Gjetëm një kërkesë dhe nevojë të organizatave qytetare për përfshirje më aktive me kapacitet e tyre në këto procese dhe pikërisht që aty doli nevoja për këtë projekt”- tha Sofia Cali Kozmanova nga fondacioni PSM.

Në konferencë morën pjesë përfaqësuesi nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, si dhe nga organizatat partnere të përfshirë në implementimin e projektit: PSM Fondacioni, MIR Fondacioni dhe Shoqata për zhvillim rural “Javor” nga Zërnovci.

Evi Shkopi
Almakos.com