Adnan Januzaj dëshiron të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Kështu ka deklaruar në RTK sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

“Adnani ka shprehur dëshirën që të luajë për Kosovën, edhe publikisht edhe privatisht”, deklaroi Salihu.

Ai pritet t’i bashkohet Kosovës pasi ta merr lejen nga FIFA.