Policë nga Departamenti për Polici Kriminale – Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion, gjatë një aksioni të përbashkët e të koordinuar me zyrtarë të doganave nga Sektori për kontrolle dhe hetime pranë në disa lokalitete të Shkupit, kanë zbatuar masa dhe aktivitete kundër trafikimit të mallrave të akcizës dhe shmangies së të dhënave për shitje të duhanit.

Gjatë kontrollit është konstatuar se në objektin shitës, pronë e XH.A, janë gjetur dhe konfiskuar 90 kilogram duhan me vlerë 193 mij denarëve. Krahas kësaj, siç njofton MPB-ja, është konstatuar se objekti nuk ka të regjistruar person juridik, për çka do të pasojë gjoba nga Inspektorati i Tregut.

Në një tezgë në hyrje të tregut, pronë e U.H, janë gjetur dhe konfiskuar 105 kg duhan, ku sipas MPB-së, është shmangur akciza prje 225 mijë denarëve denarë. I gjithë malli është konfiskuar nga Drejtoria e Doganave.

MPB gjithashtu njofton se në një automjet pronë e O.I janë gjetur dhe janë konfiskuar 19 kilogram duhan të prerë në vlerë prej 40 mijë denarëve.

Kundër personave do të ngriten kallëzime adekuate nga institucionet kompetente./KlanMacedonia/