Shërbim për parkimin e veturave” ky është vendi i punës i hapur për punësim në Komisionin Rregullator për Energjetikë, një trup qeveritar ku janë rrogat e majme dhe që ka fuqi të madhe buxhetore.

Ky konkurs ka bërë bujë në vend, duke u shëndërruar edhe në tallje nga ana e disa gazetave dhe portaleve. Qeveria e re vetëm e vetëm që të gjejë vende të reja pune në administratën e stërngarkuar, ka shpikur pozicione të ndryshme, duke përfshirë edhe ate “shërbimin për mirëmbajtjen e ndërtesave administrative”.

Ditë më pare ishte një skandal tjetër, ku kërkohej të pranohej në punë një nëpunës për fotokopjim, që ka të kryer shkollimin e mesëm, ndërsa rroga e tij do të ishte 25 mijë denarë.

Sipas portalit Plusinfo nuk dihet se sa do të jetë rroga e parkuesit të veturave në Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe cila është puna e tij, të parkojë vetëm veturat si duhet apo do të kryejë edhe shërbime të tjera.

Qeveria derisa në anën tjetër po thirret në kursime të mëdha të buxhetit dhe ndalimin e harxhimeve për gjëra joproduktive, në anën tjetër në administratë po punësohen ushtarë partiak me shkollime të ulta, por me rroga rreth 25 mijë denarë, aq sa paguhen mjekët dhe profesorët.