Në Paris, shtëpitë dhe bizneset janë në gatishmëri të lartë sepse lumi Seine parashikohet të rritet edhe më tej këtë fundjavë, duke u shtuar disa metra mbi nivelin e saj normal. Nga disa bodrume në qytet tashmë ka filluar edhe të dal lumi, pasi ai u rrit pas reshjeve të mëdha, thonë njoftimet.

Shumë rrugë në rajon tashmë janë zhytur në ujë. Trafiku i anijeve – duke përfshirë varkat e famshme turistike të të kryeqytetit – është ndërprerë gjithashtu.

Niveli i ujit në lumë pritet të arrijë deri në 6m, që është të paktën 4m mbi nivelin e tij normal.

Statuja e një ushtari të Krimesë – i njohur si Zouave – në Pont de l’Alma është përdorur prej kohësh si një shenjë për nivelet e ujit në qytet. Të premten, uji ishte në mes të kofshës së tij – jo aq i lartë sa përmbytjet e vitit 1910, të cilat arritën deri tek qafa e tij dhe e zhyti qytetin për dy muaj, bënë të ditur BBC.

Në periferi të Villeneuve-Saint-Georges, përmbytjet detyruan disa banorë për të lëvizur.

Ndërkohë, muzeu i Luvrit është mbyllur. Brejtësit po shfaqen në rrugë nga kanalizimet pariziene, France 24 raporton se edhe muri i qytetit është infektuar më shumë se zakonisht.