Një numër i madh i qytetarëve, të organizuar nga shoqata lëvizja qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë, aktualisht janë në qendër të Shkupit, para Kryqit të Kuq dhe janë duke u përgatitur për të mbajtur protestë para selisë së LSDM-së.

Kjo është protesta e tretë me radhë që po zhvillohet nga përkrahësit e VMRO-DPMNE-së.

Ata kërkojnë që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe ish-agjent i shërbimeve sekrete Zoran Verushevski të përgjigjen për veprat e tyre, dhe që të mos falen nga Ivanovi.