Qeveria e Koresë së Veriut ka reaguar ndaj deklaratës së të presidentit amerikan, Donald Trump, se “Me Administratën Pyongyang ne dëshirojmë të bisedojmë vetëm nën kushtet e drejta”.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, përcjell Telegrafi, në një deklaratë nga ministria e Jashtme e Koresë së Veriut theksohet se nuk do të ketë asnjë dialog mes dy vendeve në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozon kushte për negociata me ta.

Ndër të tjera në deklaratën ku vihet theksi se Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të braktisë programet bërthamore dhe raketore kundrejt dialogut me administratën e Uashingtonit, thuhet se “Ne dëshirojmë zgjidhjen e çështjes në mënyrë paqësore dhe diplomatike, por nuk do të lutemi kurrë për dialog. Ne nuk do të heqim dorë nga opsioni ushtarak që SHBA e kërkon vazhdimisht”.

“Deklarata për kushte e Trumpit tregon se Uashingtoni ka konfrimuar se nuk dëshiron dialog me Korenë e Veriut”, theksohet gjithashtu në deklaratë.

Trump javën e kaluar në një deklaratë ishte shprehur se “Dëshirojmë të formojmë një dialog me Korenë e Veriut, por vetëm nën kushtet e drejta”.