Për nderë të ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe ish-kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Ljupço Georgievski, një rrugë në Dojran do të mbajë emrin e tij, përderisa Këshilli i Komunës së Dojranit pranon propozimin e Riste Xhinov.

Sipas Xhinov, me emërimin e një rruge në Dojran me emrin e ish-kryeministrit, do të njihet kontributi i tij në revitalizimin e Liqenit të Dojranit, përmes projektit të viteve të ’90-ta.

Nën kohën e Georgievskit si kryeministër, u renovua shëtitorja në Dojran dhe sipas Xhinovit, Georgievski duhet të shpërblehet për këtë vepër.