Halil Snopçe nga ASH pajtohet me Carovskën se nuk duhet të krijohet panik në opinion. Sipas tij, disa nga masat e Qeverisë janë paksa të vonuara, pasi sipas tij masat e jashtëzakonshme duhet të ndërmerreshin një javë më herët. Një nga vërejtjet, thotë ai të ASH si parti opozitare, është se disa nga materialet që shpërndahen, nuk përkthehen edhe në gjuhën shqipe.