Kosova ka mposhtur Ishujt Faroe për të siguruar fitoren e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Lojtarët kosovarë për herë të parë kanë vënë dorën në zemër përderisa u intonua himni i Kosovës në stadiumin e Frankfurtit.

Golin e parë historik për Kosovën e realizoi Albert Bunjaku në minutën e 44-të, vetëm katër minuta pasi me karton të kuq u ndëshkua sulmuesi Bersant Celina.

Golin e dytë dhe përfundimtarin për Kosovën e realizoi Elbasan Rashani në minutën e fundit të takimit.