Dorëheqja e Menduh Thaçit është morale, akt i guximshëm dhe duhet të jetë një shembull për liderët e tjerë të cilët vazhdimisht po humbin betejnë në terren, tha në emisionin “Argumentet” analisti politik Sotir Kostov.

“Dua të them dy fjalë për aktin moral e Menduh Thaçit. PDSH-ja ishte partia e parë shqiptare që unë kam filluar të punojë në zgjedhjet e vitit 98-të, kam shumë miq, miq të vërtetë të ngushtë, e njoh edhe Thaçin, mendoj akti i guximshëm, akt moral, unë e mbështes, unë dëshiroj që të kthehet më i fortë, por le të jetë kjo një shembull për liderët e tjerë të cilët nuk kanë fituar betejën në terren, dhe nuk japin dorëheqje”, tha Kostov.