Sonte ka shpërthyer zjarri masiv në orën 19 në Parkun Kombëtar Galiçicë.

Informacionin për “OhridNews” e konfirmoi brigada profesionale e zjarrfiksave të Ohrit, ekipet e së cilës menjëherë pas lajmërimit nga qytetarët nxituan në vendin e ngjarjes.

Supozohet se zjarri ishte shkaktuar nga faktori njeri.

Këto ditë janë vërejtur edhe dy zjarre tjera në malin e Ohrit, në të cilat gjithashtu dyshohet të jenë shkaktuar nga fermerët të cilët ndezin zjarre në ambient të hapur për t’u ngrohur në këto mbrëmje të ftohta./TetovaSot/