Ish zëdhënësi i MPB-së dhe drejtor aktual i Qendrës për komunikim me VMRO-DPMNE-në Ivo Kotevski në intervistën për emisionin në kanalin serb “Pink” ka thënë se me marrëveshjën e Prespës, Zaev ka për qëllim të ndryshojë identitetin nacional.

Ai ka thënë se situata në Kuvendin e Maqedonisë para një javësh ka qenë dramatike dhe deputetët me muaj kanë qenë të nënshtruar në presion.

“Tetë deptuetë të opozitës nuk i rezistuan presionit që me muaj është kryer mbi ta, dhe e tradhtuan partinë dhe anëtarësinë. Ata e tradhtuan edhe popullin maqedonas”, ka thënë Kotevski.