Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim 0-3 te Real Madridi.

Katalunasit ishin më të mirë në fushë thuajse gjatë gjithë ndeshjes dhe shënuan tre gola të bukur.

Por i akuzuari i parë nga mediat spanjolle është mesfushori kroat Mateo Kovacic.

Sipas të përditshmes madrilene ‘Marca’, Kovacic është fajtori kryesor për golin e parë të Barcelonës.

Bashkëkombësi i Kovacicit, Ivan Rakitic depërtoi lehtësisht në zonën e madrilenëve, ndërsa Marca ka publikuar disa foto ku shihet mesfushori i Real Madrid duke mos ndërhyrë.

“Kovacic nuk e pengoi bashkëkombësin e tij në mesfushë por as në zonë dhe goli i parë për Barcelonën erdhi lehtësisht”, thuhet ndër tjera në shkrimin e Marcas.

Vlen të ceket se Kovacic nuk është një futbollist i rregullt i formacionit bazë të Real Madridit.