Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 3.087 testimeve të bëra kanë rezultuar 54 raste të reja pozitive me krononavirus, prej tyre 32 në Tetovë, ndërsa 13 në Shkup. Ndërkaq në periudhën e njëjtë kohore ka ndërruar jetë një persona si pasojë e Kovid-19, ndërsa janë shëruar 28 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i të diagnostifikuarve me koronavirus ka arritur në 156.506, i të shëruarve në 150.399, i të vdekurve në 5.494, kurse momentalisht raste aktive janë 613.