Shqipëria do të marrë anëtarësim në BE vetëm nën kushte të caktuara, theksohet në letrën-përgjigje të shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias drejtuar deputetëve nga partia opozitare Demokracia e Re, Dora Bakojani dhe Janis Kefalojanis, ndërkaq lidhur me raportin për përparimin e Shqipërisë, përgatitur nga Komisioni Evropian dhe gatishmërinë për fillim të negociatave inkuadruese, transmeton gazeta “Katimerini”.

Qeveria aktuale në Athinë nuk ka ndërmend t’i përësërisë gabimet për Shqipërinë, që i lejuan qeveritë e kaluara greke, theksoi diplomati i parë grek.

“I bind deputetët se për dallim nga qeveritë e mëparshme greke, gjatë mandatit të të cilave Shqipëria hyri në NATO, pa kompensime, dhe mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE,  pa i përmbushur kërkesat adekuate, e më së shumti ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qeveria e tanishme nuk ka ndërmend t’i prësërisë gabimet e tyre”, theksoi Koxias në përgjigjen e tij drejtuar dy deputetëve konservatorë nga opozita.