I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News kryetari i Aleancës  Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni duke u shprehur se, Shqiptarët duhet të bashkohen kundër dinozaurëve të mëdhenjë.

Sipas tij, Lëvizja Besa duhet të bëjë koalicion pa kushte me Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët. Lideri i AK-së deklaroi se, koha e BDI-së dhe PDSH-së ka marrë fund dhe i kerkoi liderit te Besës, Bilall Kasami të maksimalizojë votën e Shqiptarëve.

Spahiu shtoi gjithashtu se disa qytete historike Shqiptare në Maqedoni rrezikojnë zhdukjen, duke përmendur edhe rastin e Manastirit që tani quhet Bitola. 

@fol.mk