Nga Kris Jenner duhet të presim gjithçka, duke qenë se kemi të bejmë me një 61-vjeçare, e cila gjithmonë është në kërkim të aventurave të reja dhe eksperimenteve.

Kanë kaluar dy vite që nga momenti kur ajo nisi lidhjen Me Cory Gamble 36-vjeç dhe si duket çifti do të hedhin hapin më të rëndësishëm në jetë, do të martohen.

Burime për rekdasinë e lajmeve Radar Online, shprehen se kjo mund të ndodhë në verë dhe të dy janë shumë të lumtur që do t`i thonë po njëri tjetrit në altar, përpara mijra të ftuarve.

Burimi shprehet: “Ata kanë patur uljet dhe ngritjet e tyre në të kaluarën, por Corey i pëlqen shumë jeta që i ka ofruar Kris atij dhe ajo ndihet e mborjtur dhe shumë e dashur nga ky djalë. Momentalisht Kris po bën gati kontratën paramartesore, që të sigurohet se gjithcka do të eci shumë mirë, edhe në rast ndarje. Pork y është vetem n jë formalitet, sepse të dy janë shumë të lumtur dhe entuziast për martesën që po afron.”

Kjo do të jetë martesa e tretë e Kris Jenner. FIllimisht ajo ka qenë me Robert Kardashian, martesa me të nisi më 1978 dhe përfundoi më 1991. 10 vite pas divorcit të tyre Robert u nda nga jeta. Me të Kris ka 4 fëmijë, Kourtney, Kim, Khloe dhe Djali Robert.

Më pas ajo u martua me Bruce Jenner, që tani është Caitlyn Jenner.Martesa e tyre zgjati nga 1991-2015. Kris dhe Bruce kanë dy vajza, Kendall dhe Kylie.