Besimtarët ortodoksë festojnë lindjen e Krishtit. Qytetarët që ishin të pranishëm në katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” shprehën dëshirën që festa t’u sjellë para së gjithash shëndet, lumturi dhe paqe për të gjithë familjen.

“Shëndet, jetë të mirë, paqe Zoti të më japë, nipër e mbesa, kjo është diçka më e bukur.”

Për Krishtlindjet uroj shëndet, lumturi, për të gjithë popullin dhe familjen të ketë paqe, kjo është e rëndësishme.”

“Me rëndësi është shëndeti për tërë familjen, më tej çfarëdo që të japë Zoti është mirë.”

“Shëndet dhe lumturi familjes dhe të gjithë të afërmve.”

Në katedralen ku u mbajt liturgjia që udhëhoqi Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë z.z Stefan ishin të pranishëm edhe përfaqësues të kreut shtetëror.

“Gjithë atë që dëshiroj për veten dhe familjen, e dëshiroj edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Shumë shëndet, gëzim, dashuri”, i shpreh Gjorge Ivanov, President.

“Ju uroj të gjithëve kryesisht shëndet, dashuri dhe paqe në familje, suksese në karrierë dhe shëndet mbi të gjitha”, tha Nikolla Gruevski, Kryeministër.

“Uroj që Republika e Maqedonisë të integrohet sa më shpejt në organizatat ndërkombëtare, ndërsa neve politikanëve, vendime më të arsyeshme për shkak se Maqedonisë, pikërisht këtë vit do t’i duhen më shumë arsye sesa emocione, vendime më të arsyeshme për prosperitet të vendit dhe qytetarëve”, tha Trajko Veljanovski, Kryetar i Parlamentit.

Krishtlindjeve u parapriu darka kreshmore tradicionale ku u thye buka me monedhë në të. Në shtëpinë e presidentit Ivanov monedha i kishte rënë gruas së tij, Majës. Tek kryeparlamentari Veljanovski, djalit të tij Filipit, ndërsa në shtëpinë e Kryeministrit Gruevski, monedha ka rënë në pjesën e ndarë Zotit(alsat-m)

kisha