Më shumë se 200 mijë qytetarë të Tetovës duhet të presin me javë dhe muaj që të kontrollohen , diagnostifikohen dhe operohen në Spitalin Klinikë të Tetovës. Kjo do të ndodhë për shkak se drejtori, Orhan Ramadani e ka shkuartuar buxhetin e këtij Spitali ku pjesa dërmuese e pacientëve janë shqiptar.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Orhan Ramadani akuzoi dje drejtorin e Spitalit të Tetovës, Florin Besimin se i ka bllokuar 27 milion denarë, para të shtetit. Me këtë Ramadani në mënyr indirekte akuzoi Besimin se po keqpërdor dhe keqmenaxhon me parat shtetërore të Fondit për Shëndetësi.

Sipas tij spitali i Tetovës nuk i ka shfrytëzuar ende 27 milion denarët nga viti 2015, që të mund të kërkojë më shumë për këtë vit.

“Buxhetin të cilin e ka pasur në vitin 2015 nuk ka qenë në gjendje ta shfrytëzoje, prandaj i kanë ngel mjete të pashfrytëzuara prej 27 milion denarëve të cilat do të mund të shfrytëzohen gjatë 2016-tës. Dmth gjatë vitit 2016 do të ketë gjithsej afro 500 milion denarë në disponim”, deklaroi Orhan Ramadani, Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Kjo deklaratë e Ramadanit u përgënjeshtrua fuqishëm sot nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi.
Ai demantoi edhe një herë drejtorin e Fondit shëndetësor Orhan Ramadani i cili dje tha se spitali i Tetovës nuk i ka shfrytëzuar të gjitha mjetet nga viti i kaluar. Besimi tha sot se mjetet për të cilat flet Ramadani, janë planifikuar dhe pritet realizimi i tyre.

Ndryshe, dje Profesori Universitar, Izet Zeqiri, reaguai ndaj vendimit të fundit të Fondit për shëndetësi ku Spitalit klinik të Tetovës i shkrutohen 70 milion denarë.

Zeqiri shkruan në profilin e tij në fejsbuk se Tetova diskriminohet shumë për dallim nga qyteti i Manastirit. Sipas Profesorit Zeqiri, në Tetovë ka mbi 155 mijë të siguruar shëndetësor, ndërsa spitali i Tetovës ka vetëm buxhet prej 6.9 milion eurove në nivel vjetorë.

Ndërkaq në Spitalin e Manastirit ku marrin shërbime 97 mijë të siguruar shëndetësor, buxhetin arrinë rekordin prej 9.5 milion eurove. Kjo nënkupton se Spitali klinik i Tetovës së paku duhet të ketë buxhet së paku 15 milion euro.

Profesori Zeqiri madje shpalosë edhe dëshmi konkrete edhe për vendbanimet shqiptare duke i bëre krahasimet me vendbanimet maqedonase. Ndryshe, ditë më pare drejtori i Fondit për shëndetësi Orhan Ramadani, deklaroi se janë siguruar më shumë buxhet për spitalet në vendbanimet shqiptare.

I menjëhershëm ishte reagimi i drejtorit të Spitalit klinik të Tetovës, Florim Besimi, i cili deklaroi se fondi ka shkurtuar plotë 70 milion denarë buxhet ndaj spitalit të Tetovës

besimi