Analizë e situatës politike

Brenda krizës politike të stërzgjatur duket se një terr i kurdisur politik nga pushteti po i errëson sytë e qytetarëve, duke i kthyer në një përhumbje të pazakontë me kohën, andej dhe institucionet e shtetit tashmë në këtë kohë të brishtë po zhyten me kaq delikatesë drejt një humnere të panjohur më parë që nga ekzistenca si shtet.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar u mbajtën për të zgjedhur një qeveri stabile që do të ketë mandat politik, dhe ndërkohë që qeverisë teknike t’i përfundohet mandati dhe kështu me krijimin e shumicës së re parlamentare do të zgjidhej kriza politike dhe ndërtimin i institucioneve të qëndrueshme. Pra, institucione të afta reformatore që do të vë në praktikë zbatimin e Raportit të Pribesë dhe zbatimin e reformave të nevojshme që çojnë shtetit drejt zhbllokimit të integrimeve evro-atlantike.
Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit qeverisë teknike i përfundon mandati politik, për t’i hapur udhë të cilësuar një qeverie të re që është krijuar në Parlamentin tashmë të pa konstituuar nga shkaku i bllokimit të deputetëve dhe kryesuesit aktual nga radhët e pushtetit në ikje, dhe e gjithë kjo farsë i tejkalon kufijtë e të qenurit shtet demokratik. Ndërsa, në anën tjetër Presidenti Gjorge Ivanov heziton ta japë mandatin shumicës së re parlamentare të dala nga zgjedhjet demokratike. Presidenti Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë kushtetuese që të mos e japë mandatin një shumice të re parlamentare që është krijuar nga vullneti i qytetarëve, pasi në të kundërt vepron njëmendësisht kundër kushtetutës.
Derisa kemi një shumicë të re parlamentare, por ende pa u zgjedhur kryetari dhe pa një Parlament të konstituuar mirë, kriza politike mund të vazhdojë, derisa nuk ndërhyn faktori ndërkombëtar me mekanizmat e veta për ta zhbllokuar situatën e krijuar. Presidenti i shtetit nuk do ta japë mandatin shumicës së re parlamentare, deputetët e shumicës së kaluar nuk tërhiqen nga replikat dhe kundër-replikat mes tyre, situata politike do të vazhdojë me këtë transitet.
Një mundësi për ta zhytur krizën ende më të thellë duhet shqyrtuar tërheqja e ministrave të BDI-së nga qeveria teknike e Dimitrievit, ose në rast të eventualisht shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare subjektet politike shqiptare të unifikohen në një qëndrim të përbashkët e për të garuar si një trup i vetëm në çfarëdo palë zgjedhjesh.

©fol.mk