Ambasadori i Holandës Vauter Plomp bëri thirrje për zgjedhje përfshirëse dhe zbatimin në përpikëri të Marrëveshjes së Përzhinës. Gjatë shpalosjes së prioriteteve të presidencës holandeze me Bashkimin Evropian në kuvend, Plomp shprehu keqardhje për dështimin e arritjes së një zgjidhjeje konsensuale për datën e zgjedhjeve ndërkohë që iu bëri thirrje palëve që të vazhdojnë bashkëpunimin për të pastruar listën zgjedhore dhe siguruar informim të drejtë të mediave.

“Unë shpresojë se kompromiset janë ende të mundshme, as sikurse bindje ime e fuqishme është se kjo është më e mirë për të ardhmen politike. Përmbushja e të gjitha aspekteve të Përzhinës është e rëndësisë kyçe për të ardhmen evropiane të vendit. Progresi i vendit në përmbushjen e kritereve për negociatat e aderimit do të vlerësohen pas zgjedhjeve. BE-ja nuk do të hezitojë të shpreh shqetësimet sa iu përket përgatitjeve rreth zgjedhjeve dhe zhvillimit të fushatës të cilën e vëzhgon nga afër”, deklaroi Vauter Plomp, ambasador i Holandës.

Ambasadori i BE-së Aivo Orav nga ana tjetër tha se është herët të “varoset” Marrëveshja e Përzhinës pasi ende ka shanse që ajo të mbijetojë, megjithëse tashmë vendi është vonuar shumë në përmbushjen e pohtuase të gjitha pikave të saj. Ai konfirmoi se Han do të inspektojë sërish kushtet e nevojshme për zgjedhje të besueshme, brenda disa javësh. Nga ana tjetër ambasadorja gjermane në vend, nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen edhe të opozitës.

“Marrëveshja e Përzhinës edhe më tej gjendet në tryezë dhe shpresojmë partnerët të gjejnë zgjidhje të përbashkët. A mund të ketë zgjedhje pa opozitë? E dimë se zhvillimet vazhdojnë edhe më tej. Dëgjuam se opozita do të prononcohet rreth kësaj. Kjo nuk është në duart tona dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Të përgjigjem në pyetjen konkrete. Ne flasim për zgjedhje inkluzive me të gjitha palët e përfshira”, tha Kristine Alt’hauzer, ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni.

Për zhvillimet e fundit politike ndërkaq sot ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në vend, Xhes Bejli.

“Zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës është thelbësor për ecjen përpara drejt integrimeve euro-altantike të Maqedonisë, diçka që SHBA-të e mbështesin fuqishëm. Dorëheqja e Kryeministrit është një hallkë kryesore në këtë proces, po ashtu edhe zgjedhjet e besueshme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përgatitjet për zgjedhjet si dhe punën e KSHZ-s, por ashtu reformat në ambientit mediatik dhe kudo. Koha është e shkurtër! Ju bëjmë thirrje të gjitha partive dhe organizatave të marrin pjesë në zgjedhje; kjo është mënyra më e mirë për të përmirësuar institucionet dhe për të siguruar një proces të besueshëm. SHBA-të do të monitorojnë përparimin në këtë proces dhe do të bëjmë vlerësimet tona, sikurse BE-ja OSBE-ja dhe trupat të tjerë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup.(Alsat-M)

usa