Autoritetet doganore të vendit thanë të enjten se kishin parandaluar trafikimin e 715 breshkave të gjalla, të cilat janë mes specieve të rrezikuar të shtetit anëtar të BE.
 
Ata thanë se zbulimi u bë në zonën Zupanja, pranë kufirit me Bosnien, duke shtuar se ishte sekuestrimi më i madh i kafshëve të gjalla në Kroaci.
 
Trafikimi i kafshëve të rralla dhe të mbrojtura është shtuar kohët e fundit në vendet e varfëruara të Ballkanit, kryesisht pas luftërave etnike të viteve 1990-të.