Kryetari i Komunës së Çeshinovës, Goranço Krstev, është njëri nga të infektuarit me Covid-19. Ai bëri të ditur se ndjehet mirë, por se po shpërndahen lajme të rreme.

Ashtu si në emisionin ‘Top Tema’ në Telma, ai ka denoncuar në polici dezinformimet kinse ai ka humbur jetën por se policia nuk ka ndërmarrë aktivitete.

Ai tha se komuna po funksionon dhe rregullisht po kryhen aktivitete, duke përfshirë këtu mbledhjen e mbeturinave.

Ndyrhse, në këtë komunë një i punësuar është testuar dhe ka rezultuar negativ. Priten rezulatate edhe nga të punësuarit tjerë që kanë pasur kontakt me kryetarin e komunës.