Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari nëpërmjet videos në emisionin ‘Top tema’ në televizionin Telma tha se nëse do të kishte kompetenca në spitalin e Gostivarit sot do të kishte shumë më shumë të testuar.

“Duhet të bëhen më shumë testime, të jenë më të shpejta për shkak ato kushtojnë vetëm 10 euro më shumë, ndërsa rezultatet merren për një orë”, tha Taravari.

Sipas tij, në Gostivari me 100 mijë banorë realisht duhet të bëhen 1000 testime në mënyrë që të ketë numër objektiv të të infektuarve me coronavirus.

Ndryshe, Gostivari momentalisht ka tetë të infektuar.