Kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris pasi u gjend para një presioni të madh për propozimin rreth emrit të aeroportit të Selanikut “Maqedonia” mori përkrahje nga kolegu i tij i Athinës Jorgos Kaminis, i cili e përshkroi at “si patriot të vërtetë”.

“Patriotizmi duhet të shërbejë në interes të qytetarëve me realizëm. Janis Butaris është patriot”, publikoi Kaminis në Tuiter  lidhur me kontestin 27-vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Butaris, në fillim të javës, u përball me kritika të ashpra për propozimin se Selaniku do të duhet që të mendojë rreth riemërtimit të aeroportit “Maqedonia” sipas emrit të basketbollistit të njohur grek Nikos Galis, të dhënë në kontekst të negociatave midis Greqisë dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit me emrin. /Fol/