Menjëherë pas ndeshjes presidenti i PSG-së, Al Khelaifi ka shpërthyer me akuza kundër arbitrit kryesor të ndeshjes i cili sipas tij gaboi duke favorizuar Real Madridin.

Gjithashtu Khelaifi theksoi se skuadra e tij do të bëjë mrekullinë duke kthyer rezultatin në ndeshjen e kthimit, sshkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net“Arbitri Rocchi ishte kundër nesh sonte, vitin e kaluar u favorizua Barcelona, këtë vit Real Madrid. Ndihem i tradhtuar nga arbitrat. Unë besoj në skuadrën time dhe lojtarët e mi, jam i bindur se do të kualifikohet për çerekfinale. Arbitri ka qenë kundër nesh sonte, kaq shumë gabime të vogla mund të ndryshojnë rrjedhën e një ndeshje”, theksoi ai.

Pas humbjes 3-1, PSG është e bindur që mund të përmbysë rezultatin dy javë më vonë në “Parco dei Principi”.