Kryeministri Emil Dimitriev ka dhënë një deklarata të sinqertë sa i takon borxhit që pritet të merret nëpërmjet emetimit të eurobondit në vlerë prej 650 milionë eurove. Në kundërshtim me deklarimet nga partia e tij se këto para do të shfrytëzohen për investime kapitale dhe zhvillimore, vetë kryeministri ka thënë:

“Eurobondi është mekanizëm normal kr shtetit i duhen mjete për likuiditet ekonomik. Mendoj se kjo që po e bëjmë tani është me qëllim të kemi likuiditet ekonomik, të mund të bëjmë pagesën e pensioneve, rrogave, ndihmave sociale dhe të ngjajshme. Shuma që kërkohet do të sigurojë stabilitet makro-ekonomik në një periudhë më të gjatë, kështu që është plotësisht e arsyeshme.” transmeton Zhurnal, deklaratën e kryeministrit Dimitriev.

Përndryshe këtë muaj veçse pati vonesa prej disa ditëve në lëshimin e pensioneve dhe rrogave për administratën dhe nuk dihet si do të jetë gjendja në muajt që vijnë nëse nuk merret borxhi i planifikuar prej 650 milionë eurove.