Huamarrja e Maqedonisë përmes euro-obligacionit në vlerë prej 650 milionë eurove është shtyrë në kohë të pacaktuar me kërkesë të LSDM-së opozitare, ka bërë të ditur Reuters.

Gjithashtu sipas Reuters, dhënia e euro-obligacioneve u anulua pasiqë në letrën e dërguar nga LSDM më 14 korrik thuhet se huamarrjet nuk kanë bazë juridike. Maqedonia sot u paraqit në tregon financiar ndërkombëtar për të kërkuar borxh maksimal prej 650 milionë euro me një periudhë shlyerje prej disa vitesh dhe normë interesi prej 5%.

Qeveria nga ana e saj pretendon se korrespondenca është e motivuar politikisht dhe se nuk ka bazë ligjore për kontestimin e borxhit.