Kryeministri Edi Rama, është takuar ditën e sotme në Turqi me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Ai ka ndarë një video me momentet e takimit të dy liderëve. Presidenti i Turqisë Erdogan ka deklaruar se do shteti turk do të ndërtojnë 500 banesa për familjet të cilat tërmeti i la në qiell të hapur. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë nëkonferencën e investitorëve myslimanë. “Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman”, deklaroi Rama dy ditë më parë. Kryeministri Rama tha se është në komunikim me agjencinë shtetërore të strehimit të Turqisë që premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të fillojë të realizohet aty ku është dhe blloku më kompakt dhe hapësira më e mundshme për të vepruar tani që është Laçi. /rtsh.al