Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se ka autorizuar qeverinë të arrestojë këdo që ka tentuar të shembë monumentet ose statujat, duke kërcënuar se ata mund të përballen me 10 vite burg.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai tha të martën se urdhri i ri po zbatohet, dhe personat që rrëzojnë përmendoret mund të arrestohen.

“E kam autorizuar qeverinë federale të arrestojë këdo që shkatërron ndonjë monument, statujë ose pronë tjetër federale në SHBA. Njerëzit për këtë lloj vepre mund të përballen me deri 10 vite burg”, ka shkruar Trump në Twitter.

Protestat e dhunshme deri tek shkatërrimi i monumenteve dhe statujave erdhën si pasojë e demonstratave pas vdekjes së George Floyd në SHBA, dhe veprime të ngjashme janë parë edhe në Britani të Madhe.