Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është bashkuar me një listë në rritje të figurave publike në shënjestër të humoristëve që paraqiten si aktivistja e klimës, Greta Thunberg.

Është publikuar një audio regjistrim i Trudeaus duke folur me humoristët ukrainas, Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, raporton bbc.

Kryeministri me sa mori pyetje nga zonja e rreme Thunberg, mbi NATO-n, paqen në botë dhe Donald Trumpin.

Zyra e tij nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Një zëdhënës i kryeministrit i tha iPolitics se kur Trudeau kuptoi se nuk po fliste me zonjën e vërtetë Thunberg, ai e përfundoi thirrjen, transmeton Telegrafi.

“Përshëndetje Greta!” fillon regjistrimi.

“Unë e kuptoj që keni shumë punë dhe jo aq shumë kohë për të folur me një vajzë të re, por jam shumë e shqetësuar për krizën ndërkombëtare në rritje,” përgjigjet imituesi.

Ditë para regjistrimit, fluturimi i Ukrainës International Airlines PS752 ishte qëlluar pas ngritjes nga kryeqyteti iranain i Teheranit, në mes të përshkallëzimit të tensioneve midis Iranit dhe SHBA-së. Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e fluturimit u vranë, përfshirë 57 shtetas kanadezë.

Trudeau i tha zonjës false Thunberg se ai ka marrë “shumë telefonata” mbi këtë temë duke folur për “de-përshkallëzim nga të gjitha anët”.

Kuznetsov dhe Stolyarov më parë kanë vënë në shënjestër si personazhe për të tallur si Elton Johnin, Princin Harry dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris.