Sot në hotelin Merkur në Tetovë u mbajt debati publik me temë “Shëndeti urban dhe pushteti lokal”, ku pjesëmarrës ishte edhe kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Pjesëmarrës në këtë debat publik të pranishëm ishin edhe Dr. Skender Saidi, Dr. Visar Xhaferi, Dr. Fadil Memeti, Dr.Kaltrina Shaqiri, Mr.Fatlinda Jaja dhe prof. Rihana Azizi.
Bashkarisht me të pranishmit në këtë debat kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami arritën në konkluzion se kryeatari i ardhshëm i komunës së Tetovës duhet të ketë prioritet problemet bazike të qytetarëve e që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, të ujit, të tokës, konsumin e ushqimit të shëndetshëm, kaosin urbanistik, infrastrukturën rrugore e cila e vështirëson jetën e qytetarëve, e vështirëson lëvizjen e ndihmës së shpejt, duke e rritur nivelin e stresit, duke e dëmtuar shëndetin fizik dhe mental.
Edhe pse kompetencat e pushtetit lokal në sferën e shëndetësisë janë të përcaktuara dhe të definuara me ligj, megjithatë komuna luan rol të rëndësishëm në sensibilizimin, parandalimin dhe ngritjen e vetëdijes në bazë të kompetencave që ka.
Andaj Lëvizja Besa, në lidhje me këtë problematikë në programën e saj i ka kushtuar interes edhe sferës së shëndetësisë aq sa janë kompetencat e pushtetit lokal në shëndetësi.
Si pjesë e progamës së saj në këtë madat Lëvizja Besa do të angazhohet për ndërtimin e katër pishinave të mbyllura dhe një pishinë olimpike. Do të angazhohet për zhvillimin e sporteve të ndryshme dhe hapjen e shtigjeve të reja për vrap dhe xhoging, staza për biçikleta, zhvillimin e sporteve dimërore, promovimin e kampanjava senzibilizuese për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjithashtu do të ketë edhe sanksionim ligjore për ndotësit e ambientit, largimin e deponive të egra, menaxhimin e mbeturinave, plan afatmesëm për zgjerimin e hapësirave të gjelbërta, larjen dhe pastrimin e rrugëve të qytetit.