Shkruan. Qenan Aliu
 
Kryetari Butelit si duket është i instrumentalizuar nga partia e tij Vmro-Dpmne për të zbatuar skenar të përgatitur politik për tensionime dhe defokusim të opinionit. Edhe pse një vendim i tillë për ndërtimin e kryqit është i sjellur nga Këshilli i Komunës së Butelit si organ kompetent, por ashiqare është i sjellur pa mos respektuar procedurat ligjore. Por nga një veprim të tillë poashtu përgjegjësi ligjore mbanë edhe kryetari Petre Latinovski, sepse sipas Ligjit për Vetëqeverisje lokale , kryetari i komunës është i obliguar që një herë të kthenë prapë, vendimin e sjellur nga këshilli pa respektuar procedurat ligjore apo nëse është ndesh me ligjet pozitive. Këtë veprim kryetari i komunës së pari është i obliguar që ta bëjë duke mos dekretuar vendimin për shpallje,nëse për së dyti herë këshilli përsëri e miraton të njëjtin atëherë kryetari i komunës është i obliguar të njëjtin që ta shpallë në ,,fletoren zyrtare të komunës,, dhe të ngrit procedurë para Gjykatës Kushtetuese. JA EDHE NJË ARGUMENT PËR KOMISIONIN FAMOZ TË BDI-së, se pse vendosja e kryqit në rreth-rotullim nuk është në pajtim me procedurat!. Kryqi me parametrat e lartësisë pre 55 metrash lartësi nuk mund me akt të trajtohet PAJISJE URBANE, si pajisje urbane në Ligjin për ndërtim kryqi nuk trajtohtet, por kjo siç kemi theksuar më herët është bërë për ta shpejtuar gjoja procedurën  dhe Ndërtimi-vendosja e një objekti me përmasa gallopante (55 metra lartësi) pavarësishtë për çfar destinimi të jetë i përcaktuar, nuk mund të ndërtohet-vendoset nëse nuk është i paraparë dhe planifikuar në PLANIN URBANISTIK, edhe sikur kryqin ta kategorizojnë në mënyrë të kundërligjëshme si pajisje urbane apo objekt të përkohshëm, mbase në fakt nuk është as njëra e as tjetra. Pastaj me përmasa të tilla edhe reth-rotullimi është lokacion diskutabil. – Gjithashtu mendoj se edhe Komuna e Çairit dhe kryetari i saj duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore nëse (eventualisht -nuk kam të dhëna ) edhe ata nuk i kanë respektuar dhe përmbushur kriteret ligjore për vendosjen e lapidarit në rreth-rotullim që për nga përmasa nuk mund të jetë diskutabil. Miq të dashur, nëse nuk janë respektuar proceduart ligjore, ska se si mund të vlerësohen këta veprime përveç se konstrukte politike partiake për manipulime zgjedhore, por veprime mjaft të pamatura që mund të sjellin pasoja të paparashikuara.