Themeluesit e degës së RDK-së në Shkup janë të gjallët, dhe si të gjallë bënë thirrje publike që të gjithë ata individ apo grupe që nuk u fundosën në varkën e Fadil Zendelit të marrin pjesë në themelimin e degës së RDK-së në Shkup. Prandaj, ua bëj me dije se unë Berat Abdullahu jam Kryetar i zgjedhur i degës së RDK-së nga ana e Kuvendit zgjedhorë që nga data 30.10.2016.

Për të gjithë ata që nuk më njohin dua t’u them dy fjalë për veten. Jam prind i dy fëmijeve, i pa punë mbi dhjetë vite, në luftë të hapur me krimin e organizuar  dhe kriminelët. Për herë të parë aktivizohem në politikë në RDK, jo për mirëqenien time personale por përshkak të opsionit dhe vizionit të qartë politik që prezantoj para publikut kryetari aktual z.Vesel Memedi. Pasiqë të fundosurit e kësaj partie në krye me Fadil Zendelin e kanë bërrë si hobi që të paraqiten para publikut në forma të ndryshme kinse për të kontestuar legjitimitetin e kryetarit legal dhe legjitim z. Vesel Memedit tani edhe të degës së Shkupit, kamë dy fjalë për t’ua thënë: Varka e fundosur e Fadil Zendelit të cilën po e tërheqin pas tyre udhëheqësit e lëvizjes BESA për ta shpëtuar, nuk do të arrinë që ta shpëtojnë nga fundosja e sigurtë, por jamë i sigurtë se marrja me Fadil Zendelin do t’i fundos udhëheqësit e lëvizjes BESA dhe do t’i merr me vete në histori.

Ftojë të gjithë rininë e Shkupit qe t’i bashkangjiten opcionit politik të RDK-së, që nuk premton mrekulli çudi bërrëse, dhe politikë kafeneshë, ku nën tavolinë premtohen poste dhe ndahen suma të majme parashë pa djersë.

Në RDK do e gjeni veten të respektuar, të nderuar, dhe do të punoni sot në kohë të vështirë për të nesërmen e ndritshme.

Berat Abdullahu,
Kryetar i degës së RDK-së, Shkup